Rreth
Valbona Selmani është diplomuar për Filologji në Universitetin e Tiranës. Ka mbaruar Masterin për Linguistikë të Aplikuar në Mësimdhënien e Gjuhës Spanjolle si Gjuhë e Huaj në Universitetin Nebrija në Madrid, Spanjë. Ajo ka një eksperiencë të gjatë në mësimdhënien e gjuhës spanjolle në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja “Asim Vokshi” dhe në qendrën e gjuhëve të huaja “Cervantes” të cilën e drejton prej 7 vitesh. Gjithashtu, ka përkthyer tregime të ndryshme nga spanjishtja në shqip në Gazetën Shqiptare.